Arrestohet një tjetër spiune e FSB-së ruse në Ukrainë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 20:02 | Bota
Arrestohet një tjetër spiune e FSB-së ruse në Ukrainë

Një tjetër grua është arrestuar nga agjentët e shërbimit sekret ukrainas, pasi akuzohet se i ka dhënë informacion konfidencial FSB-së ruse.

Sipas një deklarate të SBU-së, informacioni që shpërndate gruaja e arrestuar ndihmonte rusët në koordinimin e sulmeve me raketa dhe regjistrimin e efekteve të tyre.

Shërbimi i sigurisë ndau një foto të saj, duke sqaruar më pas se e ndaluara vepronte në qytet-portin e Odesas.

Pas sulmeve ajrore të armikut në qytet, ajo shkoi nëpër rrugët e prekura dhe regjistroi pasojat e sulmeve. Agjentja ruse doli të ishte një banore vendase që kishte pikëpamje pro-ruse dhe donte të fitonte para shtesë duke bashkëpunuar me shërbimet speciale të armikut”, thuhet në një deklaratë.

Kjo grua është e dyta që arrestohet në pak ditë, pasi 4 ditë më parë u arrestua një tjetër grua, e cila dyshohet se po planifikonte një sulm ajror rus, të projektuar për të vrarë presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Ajo u akuzua se po përpiqej të zbulonte se ku dhe kur po udhëtonte presidenti përpara një ndalese që ai kreu më 27 korrik në rajonin e Mykolaiv.

https://a2news.com/2023/08/07/po-pergatiste-planin-per-vrasjen-e-zelensky-t-arrestohet-spiunia-ruse-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani