
Artan Koni, mjek, pjesë e Nismës Thurje, u shpreh në “Absolut 4” në A2 se vaksinat duhet të vijnë më shpejt, pasi sipas tij, me këto ritme deri në fund të majit do të arrihet imuniteti i tufës.
“Këtu gazetarët dhe publiku e kanë shumë të vështirë që të marrin atë ajkën e informacionit. Kjo ka ndodhur jo vetëm me këtë qeveri, por edhe me ato paraardhëse. Qeveritë shqiptarë e kanë shumë të vështirë faktin e të qenit të dështuar. Duan se s’bën një histori suksesi. Edhe kjo qeveri nuk e kupton që në pandemi, asnjë qeveri në botë nuk mund të konsiderohet e suksesshme. Të gjithë janë të dështuar në pandemi, kush më shumë e kush më pak. Nuk ka asnjë gjë të keqe të thuash që gjërat nuk po na shkojnë ashtu si e kemi planifikuar.
Ata njerëz që janë brenda sistemit dhe që flasin kundra, etiketohen menjëherë, iu bëhet presion etj. Qeveria reagon me një mënyrë të çuditshme. Ne thonim ka hyrë koronavirusi, qeveria thoshte po përhapni panik. Ne thonim kjo është pandemi, ndërsa qeveria përgjigjej njësoj.
Tani po themi na duhen më shumë vaksina sepse për ndryshe, iu e dini, e kam thënë dhe herë tjetër, në fund të majit, me këto ritme, pak a shumë ne i afrohemi asaj që quhet imunitet i tufës. Na duhen shumë vaksina.
Me këto ritme që po shkojmë, në fund të majit, 60% e shqiptarëve do ta kenë kaluar koronavirusin”, u shpreh Koni. (A2 Televizion)