Një i moshuar është asfiksuar nga gazi në fshatin Bodrishtë të zonës së Dropullit. Policia njofton se 68-vjeçari me iniciale A. K., i cili jetonte vetëm, është gjetur i pajetë, në banesën e tij rreth orës 13:50 të ditës së sotme.
Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)