“Babagjyshët” motoristë paradë për një çështje të ndjeshme

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 11:39 | Lifestyle

Një grup i madh motoristësh të “Harley Davidson” u veshën me kostumin e Babagjyshit dhe pushtuan rrugët e Tokios, në një paradë që tashmë është bërë tashmë e përvitshme kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Parada, më pas u pasua nga një aktivitet ku u shpërndanë mijëra lodra për fëmijët, një traditë kjo që bëhet zakonisht përpara periudhës së Krishtlindjes.

Motoristët pjesëmarrës u shprehën se manifestimi i këtij viti kishte më shumë vlerë për shkak të rritjes së dhunës në familje gjatë këtij viti pandemie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos