Barça mposht Realin në “Bernabeu” në aktin e parë të Kupës së Mbretit

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 23:02 | Futboll
Barça mposht Realin në “Bernabeu” në aktin e

Barcelona ka fituar minimalisht 0-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit ndaj rivalëve historik të Realit të Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Ndeshja e u vendos nga një autogol i realizuar nga braziliani Militao në minutën e 26. Pas këtij goli, Reali tentoi me të gjitha forcat të reagonte, por Barcelona tregoi një fytyrë tjetër duke mbrojtur në mënyrë të shkëlqyer deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Camp Nou” më 5 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos