Berisha: Sytë e Shqipërisë janë te Tirana, do ta fitojë Belind Këlliçi

Nga A2 CNN
18 Mars 2023, 11:44 | Politikë
Berisha: Sytë e Shqipërisë janë te Tirana, do ta fitojë

“Kjo fushatë për nga rëndësia e saj tejkalon çdo fushatë tjetër politike dhe vendore nga viti 1992 gjer më sot. Sytë të gjithë Shqipërisë janë të drejtuar në Tiranë. Ju keni konstatuar, ka një optimizëm të madh, ka një entuziazëm të qytetarëve dhe demokratëve kudo që shkojmë. Gjejmë një situatë të elektrizuar. Ka një vetëdije të madhe se kjo është fushatë po aq sa vendore, aq edhe politike me një rëndësi të jashtëzakonshme”.

Kështu është shprehur Sali Berisha teksa foli këtë të shtunë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai theksoi se në Tiranë do të triumfojë Belind Këlliçi.

“Edi Rama duhet të marrë në këtë fushatë, përgjigjen më të hidhur që meriton. Është në detyrimin e PD-së për të bërë gjithçka për të mobilizuar çdo resurs të saj, në mënyrë që 14 maji të jetë një ditë fitore për pluralizmin, ditë fitore në Tiranë për Belind Këllicin.

Fitore për kandidatët e Lirisë, që janë sot për herë të parë në 32 vite, kandidatë të zgjedhur me procedurën më demokratike dhe të civilizuar.

Edi Rama, ju e shihni, duke filluar nga ai vetë, duke përfunduar te çdo kryebashkiak i tij, për shkak të firmave me të cilat kanë vjedhur, janë të përshtatshëm për hekura.

Është 10 herë më i inkriminuar Rama se narkotrafikanti i Bulqizës, që duhej arrestuar katër vite më parë, por ai nuk ka vjedhur as 1 të qindtën e vjedhjeve të Edi Ramës. Për këtë, duhet ta kenë të qartë çdo shqiptar”, u shpreh Berisha.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi