Reshjet e dendura të breshrit zunë në befasi banorët e qytetit jugor gjerman Reutlingen të premten, duke i bërë ditët e para të gushtit të duken sikur të ishte dimër.
Kokrrat e mëdha të breshrit mbuyluan rrugët dhe i “lyen” me ngjyrë të bardhë. Në disa zona u raportua se reshjet arritën deri në 30 centimetra dhe u desh përdorimi i makinave borëpastruese për të hapur rrugën për qarkullim.
Shërbimi meteorologjik gjerman ka parashikuar stuhi dhe reshje përgjatë gjithë fundjavës. (A2 Televizion)