Sot do të zhvillohet takimi i shumëpritur i komunitetit automotiv, ku me qindra pjesëmarrës do të pushtojnë sheshin “Nënë Tereza” dhe bulevardin përballë Pallatit të Kongreseve. Atmosfera festive do të shoqërohet me muzikë të mirë, deri në orët e vona të mbrëmjes. Tirana Grand Prix do të sjellë pjesëmarrës të mbi 50 mjeteve nga Italia për herë të parë në Tiranë, që do të garojnë në 3 kategori, sipas një cirkuiti 2.2 km, ku në fund do të ndahen dhe çmimet e fituesve. Më shumë detaje do t’ju japim pas pak në program. (A2 Televizion)