Mediat italiane raportojnë vazhdimisht për grabitje të kryera nga shtetas shqiptarë, por të rralla janë rastet kur bashkëkombësit tanë bien pre e ‘skifterëve’.
Një rast i tillë është regjistruar në Peruxhia, ku një 22-vjeçar shqiptar është grabitur nga tre persona, të cilët i kanë lidhur duart me kabëll elektrik për tí marrë paratë dhe sendet personale.
Por, jo vetëm kaq, pasi i riu shqiptar kur ka denoncuar ngjarjen në polici është shprehur se i kanë vjedhur përveç portofolit, një iPhone 12., çelësave dhe certifikatës së regjistrimit të makinës, edhe disa gramë kokainë që ai prentendon se i kishte për përdorim personal.
Tre grabitësit janë hequr si policë dhe pasi e kanë lidhur me kabllo, e kanë rrahur 22-vjeçarin dhe janë larguar me një Golf ngjyrë gri.
Menjëherë ra në gjurmët e tyre policia, e cila i arrestoi e madje gjeti edhe paratë e kabllot që grabitësit përdorën për t’a lidhur shqiptarin, i cili më vonë rezultoi të ishte një shpërndarës droge. (A2 Televizion)