Një e moshuar është në gjendje kritike për jetën, pasi u qëllua me pistoletë elektrike në azilin ku jetonte prej disa kohësh. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Yallamboo Lodge në qytetin Cooma, 300 km në jugperëndim të Sidenit, ditën e mërkurë.
Ajo është në gjendje të rëndë në spital, duke luftuar për jetën. Policia e Uellsit të Ri Jugor bëri me dije se ka nisur një hetim për një incident të rëndë, përfundimet e të cilit do të shqyrtohen nga një autoritet i pavarur. Azili nga ana tjetër, konfirmoi incidentin, por nuk dha asnjë koment të mëtejshëm.
Yallambee Lodge është një institucion i kujdesit për të moshuarit në pronësi dhe operim të këshillit, i cili u ndërtua dhe u hap në vitin 1995. Këshilli operon gjithashtu Snowy River Hostel në Berridale, një tjetër strukturë e kujdesit për të moshuarit e ndërtuar kryesisht përmes kontributeve të komunitetit. (A2 Televizion)