
Euro e ka nisur javën me një rritje të lehtë. Valuta europiane sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë po këmbehet mesatarisht për 103.87 lekë.
Në raport me fundjavën, euro ka fituar 0.04 pikë. Në shitje monedha e bllokut po këmbehet për 104.42 lekë, ndërsa po blihet për 103.36 lekë.
Bashkë me euron janë forcuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari dhe paundi. (A2 Televizion)