Europiani i volejbollit, fitore e madhe me përmbysje e Shqipërisë ndaj Bosnjës

Nga A2 CNN
7 Gusht 2022, 12:36 | Sporte të tjera
Europiani i volejbollit, fitore e madhe me përmbysje e Shqipërisë

Përfaqësuesja shqiptare e volejbollit për meshkuj regjistroi një fitore të madhe me përmbysje, përballë Bosnje-Hercegovinës.

Edhe pse humbi dy setet e para të sfidës së luajtur në Tiranë, kuqezinjtë u rikthyen në mënyrë të jashtëzakonshme. Falë pikëve të realizuara nga Bakiri dhe Qepa, Shqipëria e barazoi rezultatin në 2-2, teksa fitoi me shifrat 15-13 edhe setin e pestë.

Ky ishte suksesi i parë i Kombëtares së volejbollit në Grupin G kualifikues të Europianit 2023. Këtë të diel do të luhet edhe sfida e kthimit përballë boshnjakëve, sërish në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”.

A2 CNN Livestream

A2 Sport