F1, Ferrari prezanton makinën e vitit 2023

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 12:05 | Sporte të tjera

Ferrari ka prezantuar makinën me të cilën do të konkurojë në Botërorin e Formula 1 për vitin 2023.

Ferrari SF-23 u prezantua në pistën e Fioranos, në Itali, ku të pranishëm ishin pilotët Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, bashkë me drejtorin e ri të skuadrës, Frédéric Vasseur.

Ndryshe nga skuadrat e tjera, Ferrari e ka prezantuar në pistë makinën e re, me Charles Leclerc që realizoi xhirot e para në pistë.

Marka italiane shpreson që këtë vit të kthejë titullin kampion për Pilotë që mungon që nga viti 2007 dhe atë për Konstruktorë, që mungon që nga viti 2008.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi