Fiton 1 milion paund në vit, por vidhte sanduiçë, e heqin nga puna

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 17:09 | Lifestyle
Fiton 1 milion paund në vit, por vidhte sanduiçë, e heqin nga

Banka e Investimeve Citigroup pezulloi një zyrtar të lartë të bursës, pasi vidhte ushqim nga mensa e kompanisë. Edhe pse fitonte mbi 1 milionë paund në vit, plus bonuset, brokeri  Paras Shah kishte një ves të keq dhe ai ishte vjedhja e ushqimit në mensë.

Menjëherë kompania vendosi ta heqë atë nga pozicioni i lartë që kishte. Citigroup refuzoi të jepte dhe një shpjegim për këtë ngjarje.

Sipas raportimeve, 31 vjeçari Shah, më së shumti vidhte sanduiçë nga mensa e bankës në Canary Wharf. Ende nuk dihet se për sa kohë ka zgjatur ky ves i keq nga zyrtari i bankës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos