Fjalimi i Putinit në sytë e Perëndimit: Lufta ruse, dështim strategjik, Biden nuk do t’i përgjigjet

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 13:19 | Bota
Fjalimi i Putinit në sytë e Perëndimit: Lufta ruse, dështim

Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk do t’i përgjigjet akuzave të homologut rus, Vladimir Putin. Ishte ky reagimi i perëndimit ndaj fjalimit të shefit të Kremlinit në parlamentin rus.

Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Jake Sullivan, tha se Uashingtoni nuk e vlerëson fjalimin si një përballje kokë më kokë, apo sfidë oratorie.

“Presidenti Biden, në fjalimin e tij në Varshavë, do të ofrojë një konfirmim për vlerat perëndimore”, nënvizoi zyrtari.

Sullivan iu përgjigj Putinit duke thënë se akuza e tij se perëndimi po sulmon Rusinë, është një absurditet.

Në këtë debat në distancë ka ndërhyrë dhe Sekretari Amerikan I Shtetit, Antony Blinken, i cili nga Athina, deklaroi se lufta e Putinit ishte një dështim strategjik.

Nga ana tjetër, fjalimi i Biden në Poloni po pritet me mjaft kureshtje në Kremlin. Këtë e konfirmoi zëdhënësi Dmitry Peskov, që saktësoi se Putini nuk do të jetë mes atyre që do e ndjekin, por këshilltarët e tij.

Presidenti do të informohet vetëm për pikat kryesore të fjalimit”, nënvizoi zëdhënësi i Kremlinit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/21/1-vit-nga-nisja-e-pushtimit-putin-perendimi-kerkon-te-ktheje-nje-konflikt-lokal-ne-global/

A2 CNN Livestream

Latest Videos