Flamuri serb me Kosovën e përfshirë, FIFA nis procedimin

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2022, 19:21 | Futboll
Flamuri serb me Kosovën e përfshirë, FIFA nis procedimin

Federata Botërore e Futbollit ka nisur procedim disiplinor ndaj Federatës Serbe të Futbollit për flamurin që u shfaq në dhomat e zhveshjes përpara ndeshjes me Brazilin, ku mbi pjesën e Kosovës shkruhej “Nuk ka dorëzim”.

Ky flamur me përmbajtje provokuese ishte vendosur mbi dollapin e zhveshjes së lojtarëve, Milos Veljkoviç dhe Andrija Zivkoviç.

Për këtë ngjarje erdhi reagimi i menjëhershëm i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, të cilët u ankuan në FIFA dhe e përshkruan vendosjen e këtij flamuri si një provokim.

Në njoftimin e saj, organizata më e madhe e futbollit citon kodin disiplinor për këto gjeste që përfshijnë veprime josportive, por nuk jep një afat për dënimin që do të merret ndaj Serbisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos