Frikë në studio. Momenti kur prezantuesja e njohur shembet në tokë gjatë transmetimit live

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 09:00 | Aktualitet

Pas incidentit të disa ditëve më parë, kur një prezantuese amerikane humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë gjatë transmetimit direkt, një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në Kolumbi, mbrëmjen e djeshme, ku një prej prezantueseve më të njohura në vend, humbi ndjenjat dhe u rrëzua në dyshemenë e studios gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Elianis Garrido, 35 vjeç ishte ulur në stol, ndërsa bashkëprezantonte shfaqjen "Lo Sé Todo" ("Unë di gjithçka") kur ndodhi incidenti.

Në pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale mund të shihet momenti kur ajo papritmas mbulon fytyrën me duar dhe rrotullohet në karrigen e saj përpara se të rrëzohet përtokë.

Menjëherë pas kësaj, kamerat ndalen dhe fokusojnë kolegun e saj të shqetësuar Ariel Osorio, i cili bëri thirrje për një ndërprerje reklamash. Kolegë të tjerë nxituan menjëherë pranë saj, duke i dhënë ndihmën e parë prezantueses 35-vjeçare.

Pasi ajo u dërgua me urgjencë në spital, kolegu i saj u tha shikuesve se bashkëprezantuesja kishte pasur "probleme respiratore". Ai tha se 35-vjeçarja ndodhet në spital dhe po merr trajtimin e duhur mjekësor.

Kjo e fundit nuk e ka komentuar ende episodin e frikshëm që ka kaluar, ndërsa thuhet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se gjithçka ka kaluar.

https://a2news.com/2023/03/19/prezantueses-i-bie-te-fiket-ne-transmetim-direkt/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi