
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e ka cilësuar si një humbje kohe fushatën që Serbia ka nisur nëpër botë me qëllim që vende që aktualisht e kanë njohur Kosovën ta tërheqin atë.
“Përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie”, deklaroi Chollet.
Ai tha se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e rëndësishme që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por shtoi se kjo gjë ka një dallim të madh me Republikën Srpska”.
“Duhet të jem i qartë, asociacioni nuk është një organ që do t’i ngjante Republikës Srpska”, tha Chollet në një intervistë për N1. (A2 Televizion)