Gjendet një trup i dekompozuar pranë Urës së Tabakëve në Tiranë

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 12:49 | Kronikë

Një trup i dekompozuar është gjetur të mërkurën në Tiranë. Bëhet e ditur se trupi u gjet rreth mesditës së sotme, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh.

Viktima nuk është identifikuar ende dhe dyshimet e para janë që të bëhet fjalë për një endacak.

Po punohet për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos