Gjetjet e KLSH-së, 200 mijë biznese detyrime ndaj Tatimeve, 135 mld lekë borxhe

Nga A2 CNN
23 Tetor 2022, 20:58 | Ekonomi

Bizneset po hasin vështirësi për të paguar detyrimet. Një raport-auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve tregon se borxhi tatimor arriti në fund të vitit që lamë pas, në 134,9 miliardë lekë, duke shënuar kështu një rritje prej 10.2 për qind në raport me 2020-n.

Bashkë me vlerën, rritje të ndjeshme ka pasur edhe numri i bizneseve që kanë borxhe ndaj “Tatimeve”, që sipas gjetjeve të KLSH ka arritur në mbi 192 mijë nga më pas se 169 mijë në fundin e vitit 2020.

Nga të dhënat rezulton se 60 për qind e shumës vjen nga detyrimet e prapambetura, 30 për qind nga gjobat dhe pjesa tjetër nga kamatëvonesat.

Të dhënat e “tatimeve” tregojnë se pjesa dërrmuese e borxhit tatimor është shkaktuar nga bizneset me status pasiv të cilat zënë 65 për qind të numrit total të tatimpaguesve debitorë me një vlerë 88,1 miliardë lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos