Gjyqi kundër Trump, më 4 mars, akuzohet për përpjekjet për përmbysjen e rezultatit zgjedhor

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 16:37 | Bota
Gjyqi kundër Trump, më 4 mars, akuzohet për përpjekjet

Gjyqi kundër Donald Trump ne Uashington, lidhur me akuzat se u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 do të nisë në 4 mars të 2024-s. Vendimin i marrë nga gjykatësja federale Tanya Chutkan do të thotë se ish presidenti duhet të dalë në gjyq, në të paktën tre çështje të veçanta penale, ndërsa bën fushatë për të siguruar emërimin e partisë republikane si kandidat.

Gjykatësja tha të hënën se manjatit të pasurive të patundshme do t’i duhet të balancojë procesin gjyqësor me fushatën presidenciale. Ajo theksoi se data 2 janar 2024 e propozuar nga Prokurori i posaçëm Jack Smith për fillimin e gjyqit, ashtu edhe prilli 2026 që kanë propozuar avokatët e zotit Trump, janë të papranueshme.

Gjyqi kundër Trump do të nisë një ditë para të ashtuquajturës Super e Marta, kur mbi 12shtete në SHBA, mbajnë garat për emërimin presidencial. Ai pritet gjithashtu të dalë në gjyq në Nju Jork më 25 mars për akuzat në këtë shtet lidhura me një pagesë në këmbim të heshtjes për një aktore filmash pornografikë.

Një gjyq i tretë është caktuar për më 20 maj 2024 mbi akuzat federale në Florida, sipas së cilave zoti Trump mori në mënyrë të paligjshme të dhëna të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe u përpoq të pengonte drejtësinë.

Data e gjykimit për çështjen e katërt penale në Xhorxhia nuk është caktuar ende. Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis kishte kërkuar që gjyqi atje të fillonte më 4 mars, por vendimi i gjykatëses Chutkan do të thotë se kjo datë ka të ngjarë të ndryshojë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/28/sulmi-ne-kongres-caktohet-data-e-gjyqit-per-trump/

A2 CNN Livestream

Latest Videos