Holanda është praktikisht e kualifikuar më tej teksa barazoi 1-1 Ekuadorin në ndeshjen e dytë të grupit.
Gjithçka u zhbllokua në minutën e 6, kur talenti Gapko lëshoi një goditje fantastike nga distance dhe kaloi holandezët në avantazh.
Nga ana tjetër, Ekuadori gjeti golin e baraspeshës me Estupinian, por gjyqtari anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.
![](https://a2news.com/wp-content/uploads/2022/11/1a2246488a391d4192c628bfbf960ba4o2.jpg)
![](https://a2news.com/wp-content/uploads/2022/11/104aa39f00f07bde4a47c5ae5305682co2.jpg)
Në pjesën e dytë amerikano-jugorët rritën presionin dhe shënuan me kapitenin e skuadrës Ener Valencia që rihapi llogarit.
Në minutën e 60, vetëm traversa i mohoi golin e dytë Ekuadorit .Në minutat e mbetura , ritmi i lojës ra disi dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. (A2 Televizion)