I mbuluar me çarçaf të bardhë dhe njolla gjaku, videoja për TikTok alarmon Korçën

Nga A2 CNN
7 Shtator 2021, 15:04 | Aktualitet

Një video për TikTok vë në lëvizje Policinë e Korçës.

Në videon e siguruar nga A2 CNN shihet një person i shtrirë në mes të rrugës, i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku, ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë lodër.

Kjo skenë ka alarmuar qytetarët, kalimtarët e rastit dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, por më pas janë përballur me këtë skenë "qesharake".

Protagonisti i videos është shoqëruar në komisariat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos