Aksident në Burrel-Klos, 6 të plagosur

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 10:43 | Kronikë
Aksident në Burrel-Klos, 6 të plagosur

Një përplasje midis dy automjeteve ka shkaktuar një aksident të rëndë në aksin Burrel-Klos.

Sipas informacioneve, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin  D.T është përplasur me një Peugeot me drejtues shtetasin L.K. të cilët janë dëmtuar bashkë me 4 pasagjerë të tjerë.

Te lënduarit po trajtohen në spital, por cilësohen si jashtë rrezikut. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos