Arbitrat shqiptarë rikthehen në arenën e madhe të futbollit europian. Enea Jorgji është zgjedhur nga UEFA për të vënë drejtësi në një nga ndeshjet më të rëndësishme në Conference League, siç është Fiorentina-Sivasspor.
Si ndihmës të 38-vjecarit do të jetë dyshja tjetër e shqiptarëve, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa i katërt është vendosur Juxhin Xhaja.
Një vlerësim maksimal për gjyqtarët shqiptarë, të cilët nuk e kanë eksperiencën e parë në arenën Europiane, pasi për Enea Jorigjin kjo do të jetë ndeshja e katërt për këtë sezon që gjykon në Europa.
Më parë, ai ka vënë drejtësi në sfidat Ferencvarosh-Monako, Real Sociedad –Sherif apo Karabak-Nantes. Sot, vëmendja e Europës është tek ai.
Fioentinat sfidon turqit e Sivasporit me takimin që nis nga ora 21:00 .Italianët nisen si favoritë përballë Sivasporit, por edhe turqit kanë treguar disa herë se mund të surprizojnë dhe në arenën europiane. (A2 Televizion)