
Kapriçot e motit në këtë periudhë kanë shkaktuar dëme të parikuperueshmes në sektorin e bujqësisë. Më shumë se kushdo, këto dëme i kanë ndjerë banorët e fshatit Zvezdë të Bashkisë së Maliqit.
Kanë mjaftuar 15 minuta breshër në këtë fshat që të dëmtohen një sërë pemësh frutore dhe gruri, të cilat janë prodhimet me anë të të cilave këta banorë sigurojnë të ardhurat e vitit.
Dëmtimi i prodhimeve bujqësore nga kapriçot e motit është një fenomen që ka goditur shpeshherë fermerët e vegjël në vendin tonë dhe kostoja e këtyre dëmtimeve detyron këto familje që të diskutojnë mbijetesën e tyre, pasi prodhimet bujqësore kryesisht në pemëtari dhe grurë janë të ardhurat e tyre të vetme. (A2 Televizion)