Makina përplaset me pemën, vdes 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagosen dy të tjerë

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 17:12 | Kronikë
Makina përplaset me pemën, vdes 24-vjeçari shqiptar në

Një 24-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Banfi.

Në aksident kanë mbetur të plagosur edhe dy të rinj të tjerë, ndërsa mësohet se, i riu shqiptar po udhëtonte si pasagjer me një "Mercedes CLK", i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.

Mësohet se shqiptari që ka humbur jetën ishte i ulur në sediljen e djathtë.

Të plagosur nga ky aksident kanë mbetur një tjetër shqiptar 23 vjeç që ishte dhe drejtuesi i makinës dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme të mjetit.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi