Malajzia ndalon orët më ngjyrat e ylberit: Kush e vendos, ose e shet dënohet me 3 vjet burg

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 16:23 | Bota
Malajzia ndalon orët më ngjyrat e ylberit: Kush e vendos, ose e shet

Kushdo që vendos ose shet orë në ngjyrat e ylberit, përfshirë ato të bëra nga marka zvicerane Swatch, mund të përballet me tre vjet burg në Malajzi. Vendimi është marrë sot nga Ministria e Brendshme e vendit me shumicë myslimane, e cila ka zhvilluar një betejë kundër simboleve LGBTQ (përfshirë objektet me ngjyrat e ylberit), të akuzuar për "dëmtim të moralit".

Homoseksualiteti është i jashtëligjshëm në Malajzi dhe njerëzit në komunitetin LGBTQ janë viktima të diskriminimit të vazhdueshëm.

Në maj, njësia e zbatimit të ligjit të Malajzisë në Ministrinë e Brendshme bastisi dyqanet e Swatch në 11 qendra tregtare në të gjithë vendin, duke përfshirë në kryeqytetin Kuala Lumpur, duke kërkuar për orë me ato që i quajti "elemente Lgtb".

Kushdo që "printon, importon, prodhon ose ka në posedim" artikuj të tillë tani përballet me një dënim me burg deri në tre vjet, dekretoi ministria në një deklaratë, në të cilën siguron që "qeveria malajziane është e angazhuar për të parandaluar përhapjen e elemente të dëmshme ose që mund të jenë të dëmshme për moralin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos