Manastirliu: Nga e hëna, test i ri për konfirmimin e COVID-19 dhe vlerësimin e imunizimit

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 15:45 | Aktualitet
Manastirliu: Nga e hëna, test i ri për konfirmimin e  COVID-19 dhe

Java që vjen do të gjejë laboratorët e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza” me një test të ri për diagnostikimin dhe vlerësimin e imunizimit ndaj COVID-19.

Lajmin e dha vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të laboratorit mikrobiologjik të QSUT-së ku do të kryhet testi i ri serologjik.

https://a2news.com/2020/04/18/tenderi-i-mjeteve-mbrojtese-ministria-e-shendetesise-pd-mos-te-hedhe-balte-te-hapur-per-hetime/

“Komiteti Teknik i Ekspertëve i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë për epideminë e koronavirusit, ka vendosur që të përfshijë një testim të ri, që është testimi serologjik, i cili do të nisë pikërisht nga grupet e rrezikuara, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Janë përcaktuar protokollet dhe nga dita e hënë do të nisë testimi i ri”, deklaroi Manastirliu.

Laboratori është tashmë i ngritur dhe i certifikuar për metodologjinë re, dhe bëhet e ditur se janë siguruar rreth 6 mijë teste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos