Mashtrim tatimor prej 14.5 milionë eurosh, Shakira vendos të përballet në gjyq në Spanjë

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 21:02 | Showbiz
Mashtrim tatimor prej 14.5 milionë eurosh, Shakira vendos të

Këngëtarja Shakira ka zgjedhur të gjykohet nga prokurorët spanjollë për akuzat se ajo mashtroi qeverinë spanjolle prej afro 15 milionë euro taksa, tha të mërkurën ekipi i saj i marrëdhënieve me publikun.

Sipas avokatëve të saj, 45-vjeçarja kolumbiane hodhi poshtë një marrëveshje të ofruar nga autoritetet spanjolle dhe dëshiron të provojë pafajësinë e saj në gjykatë.

Shakira “i beson pafajësisë së saj dhe zgjedh ta lërë çështjen në duart e ligjit”, tha në një deklaratë firma PR Llorente y Cuenca.

Në vitin 2018, prokurorët spanjollë e akuzuan atë pas hitit të famshëm Hips Don't Lie për mos pagimin e 14.5 milionë euro taksave mbi të ardhurat që ajo fitoi midis viteve 2012 dhe 2014.

Ajo mund të gjobitet ose të dërgohet në burg nëse shpallet fajtore për evazion fiskal.

Prokurorët nuk dhanë detaje të mëtejshme rreth marrëveshjes, e cila mbetet në tavolinë deri në hapjen e gjyqit në Barcelonë.

Firma e marrëdhënieve me publikun e Shakiras tha se ajo depozitoi shumën që thuhet se i detyrohet në Agjencinë Spanjolle të Taksave dhe nuk ka borxhe tatimore.

Çështja varet nga vendi ku ajo ka jetuar gjatë viteve 2012-‘14.

Prokurorët pretendojnë se ishte kryesisht në Spanjë edhe pse rezidenca zyrtare e Shakiras ishte në Bahamas. Por ende nuk është caktuar asnjë datë për gjykimin.

Shakira, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, ka dy fëmijë me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique. Çifti jetonte së bashku në Barcelonë, por së fundmi i dhanë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare.

Shakira, e cila ka shitur mbi 60 milionë albume, u nda nga Pique në qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos