Mbi 5 mijë të infektuar nga koronavirusi në Itali

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 19:53 | Bota
Mbi 5 mijë të infektuar nga koronavirusi në Itali

Bilanci italian i pandemisë flet për 5080 të infektuar dhe 198 vdekje të tjera nga COVID-19, në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se rastet e reja vijnë nga 130 mijë testime.

Ndërkaq, mbi 15 mijë pacientë e kanë mposhtur betejën me koronavirusin ndërsa është ulur numri i pacientëve në kujdes intensive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos