Mësimi me turne në Korçë, prindër dhe nxënës tregojnë problematikat

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 12:32 | Aktualitet
Mësimi me turne në Korçë, prindër dhe

Mësimi me turne në pjesën dërrmuese të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun e Korçës, është një ndër masat parandaluese kundër situatës pandemike.

Por, eksperiencat e viteve të mëparshme në shkollë kanë treguar se kjo praktikë e mësimdhënies, ka problemet e veta si për nxënësit ashtu edhe për prindërit.

Për arsimin fillor, marrja dhe dërgimi i fëmijëve në shkollë është një sfidë më vete, pa përmendur këtu cilësinë e të nxënit.

Ndërsa për nxënësit e arsimit të mesëm, mësimi me turne do të thotë më shumë punë individuale e pavarur nga shkolla dhe natyrisht më shumë kurse private për të rikuperuar mangësitë, që vijojnë edhe nga vitet e mëparshme.

28 shkolla në qarkun Korçë do të zhvillojnë mësime me turne, përkatësisht 6 shkolla në Korçë, 18 në Pogradec dhe nga 2 shkolla në Devoll dhe Maliq.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi