Moska publikon videon: Ja prova që nuk e prekëm dronin amerikan

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 16:35 | Bota
Moska publikon videon: Ja prova që nuk e prekëm dronin amerikan

Moska ka publikuar një video me anë të së cilës përpiqet të vërtetojë se nuk e ka prekur dronin amerikan që u rrëzua në Detin e Zi.

Videoja e publikuar dyshohet ë jetë filmuar nga një avion luftarak rus Su-27 i cili ka qenë duke monitoruar lëvizjet e dronit amerikan mbi Detin e Zi.

https://twitter.com/drshpk/status/1635936454307196929?s=20

Pamjet po qarkullojnë në Telegram dhe mediat ruse. Sipas asaj që ilustrohet në video, avioni rus manovroi dhe e shmangu dronin dhe nuk e preku helikën, gjë që do të shkaktonte rrëzimin e mjetit fluturues në det.

Megjithatë, vlen të theksohet se autenticiteti i videos nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se pas incidentit, SHBA thirri në Departamentin e Shtetit ambasadorin rus në Uashington për të kërkuar shpjegime.

Në një deklaratë të re, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se avioni pa pilot që amerikanët u detyruan ta “zbrisnin” në Detin e Zi pasi pësoi dëmtime në helikë, mund të mos riparohet më. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/14/rrezimi-i-dronit-amerikan-reagon-rusia-shkeli-hapesiren-ajrore-nuk-e-prekem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos