All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Moti i keq në Pekin, viktima dhe të zhdukur

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 07:29 | Bota
All - Paragraf - 1

Moti i keq që goditi Pekinin, me reshje të dendura shiu, shkaktoi vdekjen e të paktën 11 personave, ndërsa 27 të tjerë janë të zhdukur. Kjo është bërë e ditur nga media shtetërore kineze.

Stuhia Doksuri ka goditur Kinën në një drejtim verior që nga e premtja, duke hyrë në provincën jugore të Fujian pasi ka goditur Filipinet. Helikopterët ushtarakë janë vendosur për të ofruar furnizime për pasagjerët në trenat e bllokuar pasi stuhitë gjunjëzuan kryeqytetin.

All - Paragraf - 3

Një njësi ushtarake prej 26 trupash dhe katër helikopterësh ka nisur një "mision shpëtimi me ajër" për të shpërndarë qindra pako ushqimore dhe batanije për njerëzit e bllokuar brenda dhe rreth një stacioni treni në distriktin Mentougou.

Shirat e dendur filluan të godasin qytetin dhe zonat përreth të shtunën. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos