Moti i keq, në Vlorë ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 20:38 | Aktualitet
Moti i keq, në Vlorë ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe

Autoritetet detare kanë marrë masa në parashikim të një përkeqësimi të motit që do të interesojë zonën e Vlorës.

Për këtë arsyeje, duke filluar nga ora 22:00 të ditës së sotme, dhe deri më datë 26 shkurt, ndalohet leja e lundrimit për të gjithë mjetet e vogla , si dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar, në veçanti tragetet e pasagjerëve,  do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Një përmirësim i situatës hidrometeorologjike parashikohet pas datës 27 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos