"Mund të ketë tërmete të mëdha”, Prof. Dr. Naci Görür paralajmëron 5 provinca këtë herë

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 10:25 | Bota

Pas tërmetit me magnitudë 4.5 që ndodhi në Kahramanmaraş në orën 12:40 të ditës së djeshme, në Kayseri kanë ndodhur 3 lëkundje nga ora 14:47 deri në 14:53, me ato më të mëdhatë që variojnë ndërmjet 4.7 dhe 4.3 ballë.

Sizmologu turk, Prof. Dr. Naci Görür bëri një vlerësim për situatën e tërmeteve në vend, ndërsa paralajmëroi qytetarët e disa zonave për të qenë vigjilentë ndaj çdo situate.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Görür thotë se:

"Ka pasur pasgoditje me magnitudë 4.9 dhe 4.2 në Saraycık-İncesu/Kayseri. Ky tërmet është brenda zonës së thyerjes së Ecemiş me aktivitet të ulët. Kjo zonë shtrihet në Mersin dhe është 730 km e gjatë. Kjo thyerje ka prodhuar tërmete të mëdha në të kaluarën në vitet 1414, 1717 dhe 1835”.

Sipas profesorit turk, tërmetet e fundit në Maraş dhe Gaziantep kanë shkaktuar ndryshime të fushës së stresit në sistemet e thyerjeve aktive të Pllakës së Anadollit afër rajonit, duke shkaktuar ndoshta thyerjen e disa segmenteve.

“Prandaj, tërmete të tilla mund të priten në rajonet Erzincan-Karlıova, Malatya, Adana, Kayseri dhe Sivas. Po ju shkruaj për t'ju informuar. Përndryshe nuk po them do të ketë një tërmet të madh, do të ndodhë në këtë kohë etj. Pritshmëria ime është që do të ketë tërmete kryesisht të vogla", u shpreh Naci Görür.

https://a2news.com/2023/03/07/ku-do-te-godase-termeti-i-radhes-paralajmerimi-i-sizmologut-naci-gorur-pas-vijes-se-thyerjes-se-anadollit-lindor/
https://a2news.com/2023/03/04/prof-dr-ovgun-ahmet-ercan-sapo-dha-nje-date-per-termetin-e-mundshem-te-stambollit/
https://a2news.com/2023/03/04/sizmologu-turk-ngre-shqetesimin-levizjet-tektonike-do-shkaktojne-nje-tjeter-termet-7-4-balle-i-kercenuar-edhe-rajoni/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi