Mungesa e një pakete për bujqësinë, Malaj: 40 mijë familje nuk kanë ndier asnjë ndihmë

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 20:52 | Ekonomi
Mungesa e një pakete për bujqësinë, Malaj: 40 mijë

Mungesa e një pakete ndihmëse për bujqësinë në këtë moment që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit ka sjellë dhe reagimin e ish-ministrit të Financave, Arben Malaj në emisionin Business Week në A2.

Malaj komentoi deklaratën e ministrit Çuçi se “bujqësia është në rritje në këtë periudhë dhe nuk ka arsye përse ta ndihmojmë”, duke thënë se të gjitha vendet po e ndihmojnë këtë sektor gjatë pandemisë.

https://a2news.com/2020/05/06/pakete-ne-ndihme-te-bujqesise-cuci-nuk-ka-arsye-covid-19-nuk-e-ka-destabilizuar-bujqesine/

Sipas Malajt, ministri nuk duhet të luajë me presje dhjetore për rritjen e eksporteve, por duhet ta shohë çështjen në kompleksitet.

“Unë nuk e di përse e ndihmojnë bujqësinë SHBA-ja, Kanadaja, BE-ja dhe të gjitha vendet. Përveçse marrin fonde nga Bashkimi Evropian, vendet konkrete kanë ndihma konkrete. Ideja e ministrit për të luajtur me presje dhjetore se u rrit eksporti në një periudhë të vogël, sepse mund të jetë i përqendruar suksesi që thotë ministri. Por janë 40 mijë familje që nuk kanë ndier asnjë ndihmë në atë biznes që është në rrezik të fatit të kohës, natyrës dhe risqeve të tjera që goditet tregu i tyre. Duhet parë zinxhiri i plotë. Po nuk u pa zinxhiri i plotë nuk e arrijmë hapjen e ekonomisë”, tha Arben Malaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos