Mungon rruga dhe uji, në Kocul të Vlorës, atje ku koha ka ndaluar

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 12:46 | Aktualitet
Mungon rruga dhe uji, në Kocul të Vlorës, atje ku koha ka ndaluar

Në Kocul të Vlorës, duket sikur koha ka mbetur ne vend. Vetëm 20 km nga shkëlqimi i Lungomares turistike të Vlorës, fshati Kocul dikur me 1700 banorë dhe sot me më pak se 250 të tillë, duket sikur ka rënë në letargji prej 40 vitesh.

Thuajse asgjë në fshat nuk ka ndryshuar që nga vitet 80, kur banorët mbajnë mend investimin e fundit, rrugën e fshatit të tyre.

“Rruga është për ibret, kanë 6 vjet që thonë se do ta ndërtojnë”, shprehen banorët.

Si për ironi të fatit, në Kocul ndodhen puset e naftës, të cilat vijojnë të shfrytëzohen edhe sot, por fshati është në skamje. Madje, banorët që kanë mbetur nuk njohin as drejtuesit lokalë.

Por Koculi nuk vuan vetëm mungesën e rrugës. Vuan edhe mungesën e ujit, të cilin banorët detyrohen ta blejnë. “E përdorim me pikatore, të paktën nuk kemi fëmijë këtu”, thonë ata.

Tashmë edhe vetë banorët nuk guxojnë më të kërkojnë apo të ngrenë zërin për gjërat që u mungojnë. Më shumë se sa të lodhur ndihen të harruar dhe janë thuajse të bindur që askush nuk ka ndërmend t’u lehtësojë sadopak jetesën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos