Nuk deklaruan 5.7 mln euro me Call Center, Prokuroria dërgon për gjykim 9 italianë dhe 4 shqiptarë

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 12:06 | Aktualitet
Nuk deklaruan 5.7 mln euro me Call Center, Prokuroria dërgon për

9 italianë dhe 4 shqiptarë janë dërguar për gjykim, pasi në përfundim të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, ka rezultuar kanë vënë në zbatim një skemë të mirëfilltë kriminale duke fshehur të ardhurat që viznin si rezultat i biznesit të tyre, Call Center. Bëhet fjalë për shumën prej 5.7 mln euro.

Referuar burimeve zyrtare, në këto Call Center janë transferuar vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr kesh duke iu fshehur destinacioni perfundimtar. Kjo shumë prej, 5.7 mln euro nuk është raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu shmangur pagimin e detyrimeve tatimore.

Në këto kushte, për Prokurorinë e Tiranës, transfertat bankare të këtyre shumave në llogaritë dhe në favor të këtyre Call Center, tërheqjet më pas në sasi të mëdha vlerash monetare në kesh, qarkullimi i tyre jashtë sistemit bankar dhe mosraportimi i këtyre të ardhurave, krijojnë dyshimin që kemi të bëjmë me qarkulim të parave me qëllim fshehjen e burimit dhe destinacionit final të këtyre miliona eurove.

Për këtë arsye, janë vënë në hetim shtetasit italian, me inicialet I.M., L.F., G.T., D.A., M.F., D.O., B.M., M.L., dhe A.S.  dhe 4 shqiptarët Armand Luga, Lorenc Skenderasi, Fjorel Luga dhe Ismail Mici. Ndaj tyre rëndon akuzë për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”

Bizneset e përfshira në skemë, referuar Prokurorisë
Vibemedia Shpk;
Fs European Broker Shpk;
Import Data Shpk;
Social Media Partners Mg Shpk;
Business Broker Unlimited Shpk;
Financial Caption International Shpk;
Smartcall Italia Shpk;
Starhub Albania Shpk;
Balkan Marketing Service Shpk;
Italia Network Marketing Shpk;
Boom Boom Network;
Marketing Unlimited;
Albania App Development;
“Laurenzi Group” Dsh; Dhe
“Commercial Phantom” Shpk

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024