Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Opozita kërkon shkarkimin e “kryespiunit”, Vuçiç mbron Vulin: Ma sanksionuan për Rusinë, jo për drogë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 15:51 | Politikë
Opozita kërkon shkarkimin e “kryespiunit”, Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i doli në mbrojtje mikut të tij Aleksandër Vulin, pas sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i shtetit serb nënvizoi rëndësinë që të kryhet një hetim ndaj drejtorit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit. Vuçiç pretendon se Vulin është futur në listën e zezë amerikane për shkak të raporteve të ngushta me Rusinë, dhe jo për korrupsion e trafik droge.

“Unë nuk e vura re që kokaina u gjet në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë”, ishte reagimi ironik i presidentit të Serbisë.

Më herët një pjesë e konsiderueshme e opozitës kërkoi shkarkimin e Vulin nga posti i rëndësishëm. Ndërkohë, në maj të këtij vit, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë duke shprehur shqetësim për emërimin e Vulin në krye të BIA-s.

Politikani serb është i njohur për gjuhën e tij kërcënuese ndaj vendeve fqinje dhe për bashkëpunimin e ngushtë me familjarët e kriminelit Sllobodan Millosheviç.

Departamenti Amerikan i Thesarit e vendosi në listën e të sanksionuarave për motivin e përfshirjes në afera korruptive, rrezikimin e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe për përfshirje në trafik droge.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi