Opozita nuk pranon humbjen në zgjedhje, Noka: Procesi më i turpshëm, u vodh nga narko-regjimi

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 10:56 | Politikë
Opozita nuk pranon humbjen në zgjedhje, Noka: Procesi më i

Debati për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe disfatën e opozitës u transferua në foltoren e Kuvendit, disa ditë pas mbylljes së procesit të numërimit që caktoi dhe drejtuesit e rinj për 4 vitet e ardhshme.

Deputeti Flamur Noka rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e demokratëve se nuk do ta pranojnë këtë rezultat, që sipas tij u krijua si pasojë e angazhimit të pushtetit dhe parave të krimit.

“Sot është një ditë që çdo shqiptar i ndershëm duhet të jetë kryeulur kur analizon që para dy ditësh u mbyll një proces i turpshëm në historinë e Shqipërisë për proceset zgjedhore. Më 14 maj nuk kishte zgjedhje, por një proces votimi. Të dielën u konfirmua se këtu nuk ka një qeveri demokratike. E diela konfirmoi se ka një narko-regjim. Në Shqipëri u tregua se vija ndarëse mes partisë së pushtetit dhe shtetit nuk ekziston. Para krimi, korrupsioni, shërbim informativ ishin garnizon i PS-së për të blerë, vjedhur, terrorizuar procesin e quajtur zgjedhor me kushtin që Rilindja të merrte 100% të pushtetit. Banda qeveria kishte një moto “Të gjithë pushtetin sovjetëve”. Kjo qeveri ka një mentalitet obskurantist. Kryeministri tha se po votuat opozitën do t’iu lëmë pa ujë dhe pa drita”, tha Noka.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi