Pakt me Alibeajn për mos të nxjerrë kandidatë? Baçi: Nuk ka palë tjetër, vetëm dy deputetë të paguar nga Rama

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 22:58 | Politikë
Pakt me Alibeajn për mos të nxjerrë kandidatë? Baçi:

Ditët e fundit është folur për një ”pakti” midis PD-së të drejtuar nga Sali Berisha dhe pjesës që i referohet Enkelejd Alibeajt në mënyrë që këto të fundit mos të nxjerrin kandidatë për 14 majin.

Deputeti i PD Luan Baçi, i ftuar në ”Debat” mohon diçka të tillë, madje  mohon edhe ekzistencën e një pale tjetër të mirëfilltë.

“Absolutisht jo, të gjitha janë hamendësime, dhe paktin e kanë bërë demokratët me zgjedhjet që kanë bërë me kandidatët, që janë përcaktuar nga simpatizantët dhe jo nga kryesia, këto janë lajme për të ngatërruar elektoratin”.

Deputeti kufizon palën  e Alibeajt si  dy deputetë që vazhdojnë të ngulim këmbë me artifica të ndryshme dhe me ndihmën e Ramës, pra nuk ka palë, PD është vetëm një sepse ata që kanë votuar për strukturat janë shumicë,  edhe pse ka mendime ndryshe”.

Sipas tij,” ata deputetë po të donin të mirën e PD, mund të krijonin një fraksion të tyre, por si të paguar nga Rama vazhdojnë këtë lojë, kane zbritur në bazë duke gjetur aty-këtu ndonjë kandidat, duke i siguruar që kanë vulën. Por ata janë inekzistentë në bazë”.

Por sipas Analistit Aleksandër Cipa përllogaritja nuk eshte e saktë, dhe  “fakti që 25 deputetë nuk vijnë në selinë e partisë është problem serioz, strukturor dhe përfaqësimi, në shumë plane. Opozita është një institucion.

Ndërkohë, ish-eksponentë si Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi janë bashkuar në një pol të tretë, që sipas Baçit nuk i prish punë opozitës, madje e forcon. “I vjen në ndihmë opozitës, kanë deklaruar se janë pro kandidatëve të primareve të PD. Është një unifikim më i mirë i opozitës”, ishin fjalët e tij.  

https://a2news.com/2023/02/20/rama-nuk-shkon-ne-parlament-sepse-ndihet-fajtor/

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024