Para dhe pas shpërthimit të digës, përmbytjet me të cilat po përballet Ukraina

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 21:41 | Bota

Imazhe tronditëse të kapura nga droni tregojnë përmbytjet masive të shkaktuara në rajonin e Khersonit në Ukrainë pas shkatërrimit të digës në Kakhovka, e cila mban 18.2 miliardë metra kub ujë.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, rreth 80 qytete dhe fshatra mund të preken nga kjo ngjarje.

Një hartë e publikuar nga BBC tregon vendet në rajonin Kherson që janë prekur nga përmbytjet. Në fakt, mund të preken edhe zonat 85 km nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëra-tjetrën për shpërthimin që ndodhi në orët e para të së martës në hidrocentralin Nova Kakhovka, një njësi e përdorur për të furnizuar me ujë në rajon dhe për të aneksuar Krimenë më në jug, por edhe për të ftohur termocentralin bërthamor Zaporizhia, më i madhi në Evropë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos