Pas gjyqit, Amber Heard bën daljen e parë publike në Spanjë dhe duket shumë e lumtur

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 19:35 | Showbiz
Pas gjyqit, Amber Heard bën daljen e parë publike në Spanjë

Amber Heard ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj, duke gjetur gëzim dhe ngushëllim në Spanjë, larg kaosit të zhurmshëm të Hollivudit. Aktorja duket se po përshtatet në mënyrë të përsosur me mjedisin e saj të ri, duke biseduar pa mundim në spanjisht të rrjedhshëm.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur në Spanjë dhe shpresoj të kaloj më shumë kohë këtu. Më pëlqen të jetoj në këtë vend me vajzën time”, dëgjohet të thotë ajo në spanjisht.

Në maj, u raportua se aktorja mori vendimin t'i thoshte lamtumirë Hollivudit dhe të transferohej në Spanjë, duke shitur më pas rezidencën e saj në Yucca Valley, Kaliforni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos