Një zjarr ka përfshirë një pasditen e sotme një depozitë nafte në fshatin Mallkeq të njësisë administrative Vllahinë bashkia Selenicë.
Zjarrfikësit e Selenicës, të Alb Petrolit, ndodhen në terren për ta mbajtur në kontroll zjarrin i cili sipas specialistëve ka marrë për shkak të gazit.
Në depozitën e naftës bruto ndodhen gati 300 m/3 naftë. Zjarrfikësit, por dhe banorët ndodhen në terren për ta mbajtur në kontroll këtë depozitë nafte. (A2 Televizion)