Përplasen trenat në Indi, 300 të plagosur dhe 50 viktima

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 19:17 | Bota

Përafërsisht 50 persona mendohen të vdekur dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi tre trena u përplasën në Indi të premten në mbrëmje.

Sipas raportimeve, dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën në qytetin Balasore në shtetin Odisha.

Në një intervistë me degën e CNN Neës18, kryesekretari i shtetit Pradeep Jena deklaroi se ka informacione që numri i të vdekurve është rreth 50 kurse numri i individëve të plagosur i kalon 300.

Autoritetet lokale thonë se ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes bashkë me 50 ambulanca dhe disa njësi të shërbimit zjarrfikës.

Shkaqet e përplasjes nuk dihen ende.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi