
Konfirmimin e lajmit se janë pezulluar fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë, pas akuzave për korrupsion, ish-kryeministri Sali Berisha e quajti një lajm të mirë për shqiptarët. Por, tha, nuk duhet të ndalet me kaq.
"Sot njoftohet se Komisioni Europian pezulloi për shkak të korrupsionit, fondet për bujqësinë shqiptare. Për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit nga kleptokratë të parave të BE që janë jetike për bujqësinë shqiptare, por këto para shpërdorohen dhe vidhen nga agjencitë qeveritare shqiptare", tha Berisha.
"Ndaj na del edhe Akademia e Çobanëve tani dhe Materniteti i Mushkave, por nuk është vetëm kjo vjedhje, unë i bëj thirrje Komisionit Europian, në interesin më të mirë të shqiptarëve, por edhe të taksapaguesve europianë, të hetojnë çdo projekt në infrastrukturë në Shqipëri dhe janë jo të pakta. KE ka financime të mëdha".
Ky reagim i tij erdhi pas mbledhjes së zhvilluar me grupin parlamentar të Partisë Demokratike. (A2 Televizion)