Probleme nga i ftohti dhe erërat, mbi 1800 familje pa energji elektrike në qarkun e Korçës

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 15:30 | Aktualitet
Probleme nga i ftohti dhe erërat, mbi 1800 familje pa energji elektrike

Mbi 2500 banorë të 3 fshatrave të njësisë administrative Udënisht në Pogradec, kanë mungesë të furnizmit me energji elektrike.

Sikur të mos mjaftojë i ftohti që ka mbërthyer vendin, këta banorë duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë.

Mes zonave që vuajnë mungesën e energjisë elektrike është edhe fshati turistik i Linit. Për pronarët e bujtinave dhe restoranteve kjo situatë po ndikon negativisht dhe po i largon klientët.

Sakaq, në qarkun e Korçës ulja e ndjeshme e temperaturave shoqëruar me erëra të forta ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike edhe në Bashkitë e Maliqit, Devollit dhe Ersekës, ku kanë mbetur pa energji rreth 1 800 familje.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri