Ballkani Perëndimor-BE, kryeministri Kovaçevski mirëpret liderët në Shkup

Nga A2 CNN
21 Janar 2024, 13:41 | Rajoni & Bota

Ballkani Perëndimor-BE, kryeministri Kovaçevski mirëpret

Kryeministri Kovaçevski mirëpret ne Shkup kolegët e tij nga rajoni në kuadër të nismës “Ballkani Perëndimor dhe BE”.

Në Samit do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës – Borjana Kristo, presidenti i Malit të Zi – Jakov Milatoviq, si dhe drejtori përgjithshëm të Drejtorisë së KE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit – Gert Jan Kopmann.

I pranishëm do të jenë edhe ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën Xhejms Obrajan. Liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos