Dinari ''rikthehet'' në Bruksel, Lajçak takon kryenegociatorët, diskutohen propozimet për zgjidhje

Nga Rosalba Bejdo
25 Mars 2024, 16:03 | Ballkani

Në Bruksel u zhvillua takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë dhe përfaqësuesit te posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun,  Mirosllav Lajçak, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë muajin e kaluar.

Për dallim nga takimi i javës së kaluar, kur Lajçak zhvilloi fillimisht takime të ndara me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, të hënën ai i takoi menjëherë të dy ata.

Bisedimet e sotme janë një vazhdim i atyre të nisura javën e shkuar kur të dyja palët u dakordësuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit. Gjatë takimit të radhës pritet të diskutohen propozimet e secilës palë.

Në një deklaratë javën e kaluar kryeministri Albin Kurti tha se nuk do të pranohen propozime për dinarin që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli